Deputetët e Partisë Demokratike do të marrin pjesë fizikisht në sallat e komisioneve në Kryesinë e Kuvendit, pavarësisht se ato do të zhvillohen online.
“Deputetët e PD kanë kërkuar pjesëmarrjen fizike në komisione dhe [‘’] do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e komisioneve në kryesinë e Kuvendit”, njoftoi PD për median, të martën.
Në seancën parlamentare të shkuar, deputetët e opozitës dhe shumicës u përplasën për vendimin e mbajtjes së Komisioneve parlamentare online.
PD e quajti këtë vendim një mënyrë për “t’i mbyllur gojën opozitës, për t’iu fshehur opinionit publik, [..] për t’i ikur përgjegjësisë mbi debatin, diskutimin mbi të gjitha aktet korruptive që qeveria sjell në Parlament”.
Kuvendi njoftoi të martën mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Komisionit të Shëndetësisë, Komisionit të Sigurisë, Komisionit të Jashtëm.