Qeveria e Kosovës vendosi të ofrojë mbështetje prej 1500 euro familjeve të viktimave nga COVID-19.
Vendimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati është pjesë e pakos së tretë të ndihmës për qytetarët nga pasojat e pandemisë.
Mbështetja financiare synon të zbusë vështirësitë me të cilat këto familje janë ose mund të përballen në situatën e krijuar nga coronavirusi.
Për të përfituar këtë mbështetje qytetarët kanë afat deri më 30 nëntor të aplikojnë në mënyrë elektronike.
Vlen të theksohet se për humbjet e jetës pas 1 tetorit, mbështetja do të ofrohet vetëm nëse familjari i vdekur ka qenë i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.