Basha takon delegacionin e OSBE/ODIHR: Blerja e votave nuk zgjidhet vetëm me reformën zgjedhore

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u takua të mërkurën pasdite me një delegacion të OSBE/ODIHR-it.

Basha deklaroi për gazetarët se kishte informuar ambasadoren Gacek mbi problemin e blerjes së votave, i cili nuk mund të zgjidhej thjesht me reformën zgjedhore, sipas tij.

Ai tha se PS-ja kishte shkelur ligjet që kishte bërë vetë, ndaj “që garantojnë që ky legjislacion do të zbatohet, nuk do të mbetet në letër.”

Basha ripërsëriti pretendimin se raporti i OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet vërtetonte “masakrën zgjedhore”.

Ai informoi gazetarët se PD-ja kishte denoncuar edhe shtypjen e lirisë së medias, duke thënë:

“Rama mori zëdhënësen e partisë dhe e vuri në krye të Autoritetit të Medias. Po tenton të zhdukë edhe atë pak liri që gazetarët kanë për të mbledhur informacion dhe për të bërë transparencë”.

Basha ironizoi kryeministrin Rama për takimin me kreun opozitës ruse në mërgim, Svetlana Tsikhanouskaya, duke e quajtur “Llkashenko shqiptar”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>