Portugalia është një ndër tri vendet më të vaksinuara në botë: 84% e popullsisë mbi 12 vjeç e vaksinuar me te dyja dozat dhe 86% vetëm me një dozë.
Vendi, i banuar nga rreth 10 milion njerëz, kryeson listën e vendeve me nivelin më të lartë të vaksinimit në botë. I ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me 80.8%, Singapori, me 77.3% dhe BE me 62% të imunizuar.
Falë suksesit të fushatës së vaksinimit, nga 1 tetori Lisbona do të lehtësojë masat antikovid. Baret dhe klubet e natës do të rihapen.
Gjithashtu numri minimal i personave në evente, dasma dhe restorante është hequr. Nga ana tjetër, detyrimi i maskës vazhdon në mjetet e transportit, në evente të mëdha, në shtëpitë e të moshuarve dhe në dyqane.
Për më tepër, Green Pass, pasaporta e gjelbër nuk do të jetë më e detyrueshme në hotele dhe palestra, por vetëm për udhëtime me aeroplan, anije dhe për pjesëmarrje në ngjarje sportive.