16 linja ajrore rimbursojnë udhëtarët për fluturimet e anulluara në 2020

Nga Exit News
16 linja ajrore rimbursojnë udhëtarët për fluturimet e anulluara në 2020

16 linja ajrore evropiane ranë dakord të enjten të rimbursojnë udhëtarët, fluturimet e të cilëve u anuluan gjatë pandemisë COVID-19, raporton Reuters dhe Euraktive.

Pas bisedimeve me Komisionin Evropian, 16 linja ajrore ranë dakord të informojnë më mirë udhëtarët kur kompanitë anulojnë fluturimet dhe për të ofruar kuponë vetëm kur udhëtarët i zgjedhin ato.

Linjat ajrore përfshinin Air France-KLM, British Airëays, Easyjet, Lufthansa, Ryanair, TAP dhe Ëizz Air ndër të tjera.

“Në fazën e hershme të pandemisë, disa kompani ajrore ofruan kuponë për udhëtarët,” tha Didier Reynders, komisioneri evropian për drejtësinë, në një deklaratë.

“Ata po vepronin kundër rregullave të BE -së për mbrojtjen e konsumatorit. Kjo ishte e papranueshme”, tha ai.

Autoritetet kombëtare në shtetet individuale të BE-së janë përgjegjëse për zbatimin e ligjeve të BE -së për mbrojtjen e konsumatorit.

Ligji i BE-së, Rregullorja e Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Konsumatorit, ka krijuar një rrjet zbatuesish shtetërorë për të koordinuar mbi çështje të tilla.

Komisioni i BE tha se ky ishte aksioni më i madh i Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Konsumatorit në historinë e rrjetit CPC dhe veprimi i parë që u bazua në një alarm nga Komisioni.

“Linjat ajrore kanë shkelur të drejtat e konsumatorëve evropianë në një shkallë të lartë gjatë pandemisë,” tha Monique Goyens, drejtore e përgjithshme e Organizatës Evropiane të Konsumatorit CEUC, e cila çoi ankesën në BE në korrik 2020, tha në një deklaratë me email.

“Është koha që linjat ajrore të rregullojnë veprimet e tyre … Shumë konsumatorë në të gjithë Evropën janë ende duke pritur për paratë e tyre, për fluturimet e anuluara gjatë bllokimeve në vitin 2020.”

Shefja e transportit e BE -së Adina Valean gjithashtu përshëndeti marrëveshjen, duke shtuar se ajo do të rikthejë besimin mes udhëtarëve dhe linjave ajrore. “Rimëkëmbja e sektorit të transportit ajror varet nga kjo,” tha ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>