Partitë e opozitës në Kosovë kanë kundërshtuar tërheqjen e qeverisë nga ndërtimi i gazjellësit duke e dënuar vendimin në si në dëm të ekonomisë dhe marrëdhënieve me SHBA-të.
Lidhja Demokratike e Kosovës u shpreh se vendimi shkon në drejtim të kundërt të partneritetit strategjik me SHBA.
Sipas LDK-së, Qeveria e Kosovës refuzoi projektin, që do t’i siguronte shtetit furnizim me gaz dhe tranzicionin e nevojshëm energjetik.
Partia Demokratike e Kosovës tha se anulimi i planeve për ndërtimin e planeve për infrastrukturën e gazit, “do të ishte një humbje e madhe për qytetarët e Kosovës dhe shtetin tonë, si dhe do të përbënte cenim direkt të interesave tona shtetërore e kombëtare”.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj akuzoi kryeministrin Kurti se po rrezikon partneritetin e SHBA-në dhe se goditi një projekt me dobishmëri të lartë ekonomike.
Qeveria e Kosovës njoftoi të enjten se nuk do ta çojë përpara projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC).
Ministrja e Ekonomisë deklaroi se qeveria do të shqyrtojë nëse ky investim është opsioni më i mirë por shtoi se Kosova do të shfrytëzojnë investimin e përcaktuar për programin e kompaktit, për investime me risk më të ulët, që gjithashtu e ndihmojnë drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se vendimi për tërheqje nga investimi në infrastrukturë të gazit ishte i ngutshëm.
Kosotoja e investimit në infrastukturën e gazit dhe termocentrali ishte llogaritur rreth 600 milionë euro, prej të cilave 200 milionë do të investoheshin nga MCC-ja.
Rreth 95 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e qymyrit, 2.7 për qind nga hidrocentralet si dhe 2.3 për qind nga era dhe panelet diellore.