Facebook, Instagram dhe WhatsApp pushuan së funksionuari për miliona përdorues sipas monitoruesit të ndërprerjeve Downdetector.com
Ende nuk është konfirmuar lloji i problemit por njoftimi në faqen në internet të Facebook sugjeron një gabim të Sistemit të Emrave të Domainit (DNS).
DNS lejon adresat e uebit të çojnë përdoruesit në faqet që ata kërkojnë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normale sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, njftoi Facebook përmes Twitter.
“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet dhe do të dërgojmë një azhurnim këtu sa më shpejt të jetë e mundur.” shkruan WhatsApp në Twitter.
Instagram ka njoftuar gjithashtu përmes Twitter se po punon për zgjidhjen e problemit.