Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u shpreh se sipas Bankës Botërore:
“Shqipëria me rritjen më të madhe në rajon. Ne kemi rimarrë vendet e punës. Duhet të festojmë rikthimin e vendeve të punës”.
Në të vërtet, sipas raporti të Bankës Botërore, për konkurueshmërinë dhe pandeminë e Covid-19, të botuar të mërkurën:
Tregu i punës nuk është rikuperuar ende. Shifrat e punësimit vazhdojnë të mbeten të poshtë shifrave të vitit 2019.
Ende ka një deficit prej rreth 35 mijë vendeve të punës në krahasim me tremujorin e dytë të 2019.
Borxhi publik do të rritet në 78% të PBB-së.
Deri në fund të vitit 2021 shkalla e varfërisë mund të jetë 0.9 pikë përqindje nën vlerën e saj të parashikuar për vitin 2019.
PBB -ja ra me 4 përqind dhe qeveria krijoi borxh publik shtesë për të zbutur humbjet ekonomike përmes rritjes së shpenzimeve.
PBB -ja parashikohet të rritet me 7.2 përqind, pas heqjes së hekufizimeve dhe nisjes së aktivitetit ndërtimor, përfshirë rindërtimin pas tërmetit të vitit 2019.