PD: Porti i Karpenit, aferë korruptive e Qeverisë Rama

Partia Demokratike akuzoi sot Kreyministrin Rama se po shfrytëzon bregdetin e Karpenit për aferat e tij korruptive dhe klienteliste. Deputetja Jorida Tabaku, në një konferencë për shtyp, tha se projekti i portit të Karpenit, është një prej aferave më të dyshimta të qeverisjes Rama, pasi për projektin nuk është bërë publik asnjë informacion dhe kompania që pretendon ta ndërtojë është një kompani offshore.

Projektligji për këtë port u votua menjëherë pas votimit për refromën në drejtësi, mesnatën e 22 korrikut, pa asnjë debat në Kuvend.

“Kjo kompani, që Edi Rama e bëri pronare të 1700 hektarëve, u shit papritur në Singapor, në një parajsë fiskale atje, vende që vizitohen shpesh nga vëllai i kryeministrit”, u shpreh Zonja Tabaku.

Ajo i kërkoi qeverisë të bëjë transparente sa më shpejtë detajet e këtij projekti, studimet e bëshmërisë dhe të dhënat e kompanisë fantazëm që do ta ndërtojë portin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>