Një i burgosur ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e rënies së zjarrit në burgun e Shën Kollit në lezhë. Disa të burgosur të tjerë kanë marrë plagë më të lehta.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, zjarri ka nisur pas shpërthimit të një bombule gazi që përdorej për gatim.
Të plagosurit ndodhen aktualisht në spitalin e Lezhës, ndërsa të gjithë të burgosurit janë nxjerrë jashtë burgut të Shën Kollit e ruhen nga policia në ambientet e jashtme të tij.