Kryeministri i keqkuptuar – Pa koment

Kryeministri i keqkuptuar – Pa koment

Nëntor 2015, Kryeministri Rama për ligjin kundër shpifjes:

“Edhe neni përkatës duhet të reflektojë këtë qëllim që e kam shprehur publikisht me kohë. Ndjesë që ka hapur shteg për një KEQKUPTIM të madh!”

Gusht 2015, Kryeministri Rama për kishën në Dhërmi:

“Në atë truall ka qenë një kishë që ka qenë djep për gjuhën shqipe, ka një spekulim të madh për fat të keq që ne paskemi prishur një kishë, ai ishte garazh.  Marrëdhëniet tona me kishën ortodokse do jenë shumë të mira, ka pasur një KEQKUPTIM nga ana e tyre që është keqpërdorur nga të tjerë.”

Prill 2015, Kryeministri Rama sqaron eksodin e shqiptarëve drejt Gjermanisë:

“Kemi të bëjmë me një moment kur ka një KEQKUPTIM të madh, nga njëra anë, i krijuar në raport me një nevojë të shpallur të Gjermanisë për rreth 45 mijë të huaj, por me profesione të caktuara dhe për arsye të caktuara të ekonomisë gjermane, në raport me nevojën, dëshirën, aspiratën e njerëzve për të kërkuar aty një jetë më të mirë. Nga ana tjetër, mbi këtë KEQKUPTIM ka hyrë në veprim elementi kriminal dhe mjafton të shikojmë në vendet fqinje dhe kemi të njëjtën situatë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>