Meta: PS në 2008 synonte përjashtimin e LSI – Pikat e intervistës në Ora News

Meta: PS në 2008 synonte përjashtimin e LSI – Pikat e intervistës në Ora News

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u intervistua sot nga Mimoza Picari e Ora News, me rastin e 12 vjetorit të LSI-së. Më poshtë janë pohimet kryesore që Zoti Meta bëri gjatë diskutimit me gazetaren Picari.

Për koalicionin në zgjedhjet e përgjithshme të 2017:

  • Besoj që LSI ka marrë gjithmonë vendimet e duhura dhe vendimi i saj për këtë koalicion mendoj se ka qenë i drejtë dhe shumë luajal edhe në raport me PD.

Për koalicionin me PD në zgjedhjet e 2009:

  • Ka qenë një vendim politik dhe mendoj se ka qenë një vendim shumë i drejtë.
  • LSI nuk ka kundërshtuar koalicion me PS, përkundrazi ishte lidershipi i PS që edhe përmes ndryshimeve kushtetuese që bëri në prill të 2008, synonte përjashtimin dhe marxhinalizimin e LSI. Është më mirë të bëjmë politikë sesa matematikë.

Për LSI si parti:

  • LSI nuk është një parti e imunizuar me fenomenet negative që e karakterizojnë dhe politikën shqiptare, aq më tepër një forcë që është në qeverisje. Dhe absolutisht që ruajtja e integritetit të LSI është një detyrë parësore e çdo anëtari dhe simpatizanti të LSI.

Për politikën në vend:

  • Duhet të humanizojmë politikën në vendin tonë, jo të demonizojmë njëri-tjetrin dhe vetë politikën pasi nuk qëndron e keqja tek politika.

Për demokracinë në vend:

  • Besoj se vendi ka pësuar shumë ndryshime, por ato kanë qenë të pamjaftueshme për të patur një demokraci jo vetëm funksionale por dhe shumë efektive.

Për realizimin e reformave:

  • Realizimi i reformave që ndihmojnë qytetarët, që ndihmojnë vendin dhe këto bëhen duke bashkëpunuar dhe me forca të tjera politike kundërshtare apo rivale, bëhen natyrisht dhe duke konkuruar me to, por gjithmonë për një alternativë më të mirë.

Për forcimin e institucioneve:

  • Mendoj që është koha për të gjithë ne që të ndërgjegjësohemi që vendi ka nevojë për institucione më të qëndrueshme, më të forta. Për një politikë më të hapur, më të përgjegjshme, më llogaridhënëse.

Për sistemin zgjedhor të ndryshuar në 2008:

  • Një pjesë e forcave politike e të cilave nuk ekzistojnë sot, janë shkrirë për shkak të sistemit zgjedhor, të deformimit të tij.

Për përgjegjësinë e veprimeve politike të LSI-së në vitin 2005:

  • Në politikë përgjegjësia është politike, nuk është numerike.

Për shënjtërimin e Nënë terezës dhe emigrimin e shqiptarëve:

  • Vërtet përcjell një krenari për një sukses, për një arritje kaq të madhe, por edhe një trishtim që ende shqiptarët duhet ta gjejnë veten apo e gjejnë më lehtë veten jashtë sesa në vendin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>