Kryeministri Rama “rilind” në Dibër fjalimin për Shukri Xhelilin

Kryeministri Rama “rilind” në Dibër fjalimin për Shukri Xhelilin

Kryeministri Rama ishte ka organizaur sot mitingun përmbyllës së fushatës për kryetar bashkie në Dibër.

Ai u kërkoi qytetarëve dibranë të votojnë kandidatin socialist Muharem Rama, por fjalimi i tij ishte i ngjashëm atë që ai mbajti një vit më parë, kur kandidonte Shukri Xhelili

 Maj 2015, kur kandidonte Shukri Xhelili:

“Shukriun ne e kemi zgjedhur për ta mbështetur, mbështeteni dhe ju. Nuk është pelivan si ai i PD-së. Po deshët pelivan, mbani atë, po deshët shërbëtor ja ku e keni Shukriun.”

Shtator 2016, kur kandidon Muharem Rama:

“Keni për të bërë zgjedhje mes një kandidati që ka ardhur për partinë e tij [Sherefedin Shehu] dhe Muharemit që është këtu për komunitetin e tij. Zgjidhni e merrni… Nëse do zgjidhni Sheron, ta gëzoni; unë do kisha zgjedhur Muharremin.”

Maj 2015, kur kandidonte Shukri Xhelili:

“Rruga e Arbrit do ishte ende një fantazëm elektorale dhe jo një projekt tanimë i financuar, gati për të nisur nga puna dhe për të finalizuar në pak vite që vijnë lidhjen e shumë ëndërruar të Dibrës me Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë.”

Shtator 2016, kur kandidon Muharem Rama:

“Po të mos kishim ato borxhe, do ta kishim bërë tre herë Rrugën e Arbrit deri më sot. Por ne rrugën e Arbrit do ta ndërtojmë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>