Konferenca kundër ekstremizmit, Lu e Vlahutin: Duhet bashkëpunim

Konferenca kundër ekstremizmit, Lu e Vlahutin: Duhet bashkëpunim

Ambasadori amerikan Donald Lu, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, përfaqësues të OSBE-së dhe politikanë shqiptarë po marrin sot pjesë në një konferencë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm, organizuar nga OSBE në Durrës.

Ambasadori Lu , gjatë fjalës së tij, deklaroi:

“ISIS nuk kufizohet vetëm në Siri dhe Irak, nuk është vetëm një ushtri, është një ideologji dhe përbën një kërcënim për Evropën dhe më tej. Nuk e dimë sesi do të materializohen këto kërcënime, por nëse punojmë bashkë, do të jemi gati t’i përballojmë.”

“Shqipëria ka pasur arritje të rëndësishme që ka ulur numrin e luftëtarëve që shkojnë në Siri dhe  kjo është një arritje e fuqishme dhe e paprecedentë, por ka një shqetësim të ri: kalimin e luftëtarëve transit nëpër disa vende drejt BE-së.”

“Shqipëria ka akses në databazën e FBI-së. Me këtë mjet policia kufitare shqiptare mund të hyjë në  listën e mijëra terroristëve potencialë që është hartuar me dhjetëra vende partnere.”

Ndërsa ambasadorja Vlahutin tha se duhet pasur kujdes në lidhjen me emigracionit dhe terrorizmit.

“Lidhja mes terrorizmit dhe emigracionit është shumë e fortë, por nuk duhet të rëndojmë mbi emigrantët. Duhet të shohim lidhjet mes emigracionit të parregullt dhe azilit,” deklaroi ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>