Sot mbasdite u nda nga jeta, në moshën 49 vjeçare, publiçisti, përkthyesi dhe pedagogu Gilman Bakalli.
Mediat raportojnë se ai vuante nga një leucemi akute.
Në vitin 2005–2009 ai ka qënë deputet i Shkodrës për Partinë Demokratike.
Prej vitit 2009, ai ka qenë pedagog në Universitetin Europian të Tiranës.
Vitet e fundit, Zoti Bakalli ka qenë një zë i veçantë në media, ku ka trajtuar tema të mprehta shoqërore dhe politike.