Ulet numri i azilkërkuesve shqiptarë në Europë

Ulet numri i azilkërkuesve shqiptarë në Europë

11 700 shqiptarë më pak kanë aplikuar për statusin e azilantit në 28 vende të BE-së, gjatë tremujorit të dytë të 2016. Ky është përfundimi i raportit EUROSTAT, i cili hartohet nga zyra e statistikave të Bashkimit Europian.

Shqipëria renditet në vendin e katërt për numrin e azilkërkuese, pas vendeve si Siria, Afganistani dhe Iraku.

10 935 shqiptarë kanë kërkuar azil për periudhën prill –qershor 2016 në vedet e BE-së, nga të cilët 395 persona e kanë marrë statusin e azilantit dhe 10 575 persona janë refuzuar.

Destinacioni i preferuar i emigrantëve shqiptarë vazhdon të mbetet Gjermania me 3 300 emigrantë, Franca me 1 170 emigrantë, Mbretëria e Bashkuar me 435 emigrantë, Hollanda me 365 emigrantë dhe Greqa 265 emigrantë.

Eurostat raportoi se 66 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë vetëm në vitin 2015.

Artikuj të lidhur:

OKB: 1,2 milion shqiptarë emigrantë nëpër botë, shifrat vazhdojnë të rriten

Ikje masive: Gati 10 për qind e popullsisë ka tentuar të emigrojë më 2015

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>