Qeveria do të ankimojë vendimit e audituesve ndërkombëtarë në favor të kompanisë Bankers Petrolium në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Në njoftimim zyrtarë të publikuar dje në faqen zyrtare të AKBN-së, shkruhet se
“[J]emi të bindur se elementët e gjetur në raportin auditit, të hedhur poshtë nga ekspertët janë të mjaftueshëm për këtë Gjykatë [gjykata e arbitrazhit] që t’i japë të drejtë shtetit shqiptar.
Në muajin gusht audituesit ndërkombëtar vendosën që kompania më e madhe në vend, Bankers Petrolium mos t’i paguajë asnjë taksë qeverisë dhe qeveria t’i kthejë kompanisë rreth 37 milionë euro taksa të marra padrejtësisht.
Audituesit ndërkombëtarë u kontraktuan nga Bankers dhe qeveria për vlerësimin e detyrimeve tatimore të kompanisë, të cilat ishin bërë shkak i një konflikti mes tyre.
Artikull i lidhur:
Bankers fiton gjyqin me qeverinë dhe vazhdon të paguajë zero taksa