Presidenti Obama jep dekoratat e fundit për 21 shkencëtarë e artistë

Presidenti Obama jep dekoratat e fundit për 21 shkencëtarë e artistë

Presidenti Barack Obama dekoroi dje me Medaljen Presidenciale të Lirisë 21 shkencëtarë, artistë e filantropë.

Medalja Presidenciale e Lirisë është nderimi më i lartë civil në SHBA dhe këto janë dekorimet e fundit të Presidentit Obama.

Gjatë ceremonisë, fjalimi i presidentit ishte prekës, por nuk munguan batutat për të ftuarit.

Barack Obama u shpreh se “këta janë persona që më kanë ndihmuar të bëhem ky që jam dhe më kanë bërë të mendoj gjatë presidencës sime.”

 

Komediania Ellen DeGeneres dhe Presidenti Obama - Foto TVN
Komediania Ellen DeGeneres dhe Presidenti Obama – Foto TVN

Mes të dekoruarve ishin aktorët Robert De Niro, Tom Hanks, Robert Redford, këngëtarët Bruce Springsteen e Diana Ross,  basketbollisti Michael Jordan, komediania Ellen DeGeneres dhe Melinda e Bill Gates, themeluesi i Microsoft e njëkohëshisht një nga filantropët më të mëdhenj të SHBA-ve.

Presidenti Obama ka dhënë më shumë medalje presidenciale se çdo president i mëparshëm amerikan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>