Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se prej marsit 2017, paga minimale e punonjësve të administratës do të rritet nga 22 000 lekë që është aktualisht në 37 500 lekë.
Në një takim me punonjës të administratës, me temë “Modernizimi i Administratës Publike, Zoti Rama deklaroi:
Duke filluar nga 1 marsi i vitit të ardhshëm ju do të keni një pagë më të mirë. Rritja mesatarja është 7 për qind, por për pagën më të ulët është 36 për qind dhe shkon duke u shkallëzuar deri tek unë që nuk marr asnjë qindarkë më shumë rritje, as ministri i Financave, as deputetët.
Zoti Rama tha se është koha që të vlerësohet puna e njerëzve që “rropaten për të krijuar kushtet higjenike, logjistike të punës në administratë prej nuk mbahet mend se kurrë me 220 mijë lekë të vjetra.”