Itali, kandidatët e mundshëm për kryeministër: Padoan, Gentiloni dhe Prodi

Itali, kandidatët e mundshëm për kryeministër: Padoan, Gentiloni dhe Prodi

Pas dorëheqjes se  Kryeministrit Matteo Renzi, media italiane ka nisur hamendësimet se kush mund të jetë kreu i ri i qeverisë.

Shumë media kanë eleminuar mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohëshme, pavarësisht thirrjes së disa prej politikanë italianë, si Beppe Grillo, janë pro për t’i zhvilluar ato.

Gazeta italiane La Repubblica shkruan sot se tre kandidatët më të mundshëm për të formuar qeveri të re – nëse presidenti Mattarella nuk shpall zgjedhje të parakohshme – janë ministri i Financave Pier Carlo Padoan, ministri i Punëve të Jashtme Paolo Gentiloni dhe Romano Prodi ish-kryeministri demokrat i Italisë.

La Repubblica shkruan se pretendeti kryesor është ministri i Financave Padoan.

Matteo Renzi do të takojë mbasditen e sotme Presidentin Mattarella për t’i paraqitur dorëheqjen dhe më pas presidenti do të vendosë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo.

Zyrtarët e lartë italianë janë nën presionin e qytetarëve për një zgjidhje sa më të shpejtë, pasi rënia e qeverisë ka pezualluar fondet për zonat e prekura nga tërmetet dhe ndihmën financiare nga BE për bankat italiane.

Nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Lëvizja Movimento 5 Stelle e Beppe Grillos shihet si një  nga pretendetet kryesore.

Në zjgedhjet vendore të 2016-ës M5S fitoi dy nga bashkitë më të rëndësishme të Italisë, Romë dhe Torino.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>