Një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të partive të ndryshme, kanë kërkuar zhvillimin e një seance pyetje—përgjigje me Kryeminsitrin Rama për bllokimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Astrit Patozi, Dashamir Shehi, në kërkesë e tyre, shprehen të shqetësuar se shtyrja e çështjes së integrimit do të krijojë mungesë shprese, pasiguri e cënim të imazhit të Shqipërisë.
Bashkimi Evropian i kërkon Shqipërisë të zbatojë pesë kushte, përfshi zbatimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe zhvillimin e zgjedhjeve sipas standarteve ndërkombëtare, përpara se të caktojë një datë për hapjen e negociatave.