Aktori Bujar Lako u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 68 vjeçare. Mediat raportojnë se aktori u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak.
Bujar Lako njihet për rolet e tij në filma si “Në fillim të verës”, “Udha e shkronjave” e “Gjeneral Gramafoni”.
Aktori është nderuar me dhjetra çmime kombëtare e ndërkombëtare. Bujar Lako mori titullin “Artist i Merituar” në vitin 1985, ndërsa në vitin 2005 fitoi “Palmën e artë” si aktori më i mirë në edicionin e 29-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kairo. Më pas në vitin 2013, Presidenti i republikës i dha titullin “Nderi i kombit”.