Moshapja e negociatave
Më 15 dhjetor krerët e qeverive të BE-së vendosën ndalimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ato i kërkuan qeverisë shqiptare të zbatojë pesë kushte, përfshi zbatimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe zhvillimin e zgjedhjeve sipas sipas standarteve ndërkombëtare.
Fillimi i zbatimit të dekriminalizimit
Në fund të dhjetorit filloi zbatimi i ligjit “Për dekriminalizmin”. Heqja e mandateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për politikanët Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami dhe Elvis Rroshi ishte vendimi i parë nën këtë ligj.
Miratimi i reformës në drejtësi
Më 21 korrik u miratuan ndryshimet kushtetuese pjesë e reformës në drejtësi. Reforma synon pastrimin e drejtësisë nga politizimi, korrupsioni dhe kriminalitetit.
Rikthimi i ligjit të plehrave
Kryeministri Edi Rama vendosi rikthimin e ligjit për lejimin e importit dhe përpunimit të mbetjeve. Ky ligj u shfuqizua më 2013-ën në mënyrë simbolike si akti i parë i qeverisë së Kryeministrit Rama pas ardhjes së tij në pushtet.
Kultivimi masiv i kanabisit
Ky vit ka qënë viti i prodhimit masiv të kanabisit në çdo zonë të vendit. Ky fakt është mohuar vazhdimisht nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri I Brendshëm Saimir Tahiri.
Por mediat ndërkombëtare si BBC, Gazeta italiane Corriere della Sera, Televizioni publik Italian Rai Tre, Huffington Post, media franceze AFP si dhe shumë të tjera shkruan për situatën shqetësuese të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit nga Shqipëria, duke e cilësuar vendin si kryeqytetin e drogës në Evropë.
Dështimi i arrestimit të Klement Balilit
Çështja e arratisjes së Klemend Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge nga Greqia dhe DEA amerikane, ka qënë çështja më e debatuar në publik. Përveçse tregues i lidhjes së ngushtë të krimit me politikën, rasti Balili dëshmon edhe dështimin total të shtetit—falimentimin e të gjitha strukturave ligjzbatuese në të gjitha nivelet e pushtetit.
Pavarësisht operacionit të muajit të fundit të policisë ai vazhdon të mbetet i lirë.
Protestat kundër ndërtimeve në parkun e liqenit
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj betonizoi rreth 11 mijë m2 në parkun e liqenit, nën justifikimin e ndërtimit të një parku lojrash për fëmijët. Parku i lojrave u ndërtua pavarësisht protestave të qytetarëve, të cilat zgjatën për 77 ditë.
Prishja e Stadiumit Qemal Stafa
Stadiumi Qemal Stafa u shkatërruar më 11 qershor dhe përfundoi plotësisht në fund të qershorit 2016, ndërsa punimet filluan në muajin korrik pa pritur miratimin e lejes së ndërtimit në shtator, pra në mënyrë të paligjshme. Stadiumi i ri do të përfundojë më 2020.
Vdekja e Ardit Gjoklajt
Më 7 gusht, Ardit Gjoklaj, 17 vjeç, punëtor në të zezë në Landfillin e Sharrës u vra nga një ekskavator. Landfilli i sharrës drejtohej nga kompania 3R me anë të një partneriteti publik privat. Pronari i kompanisë ishte kryetari i Partisë Socialiste në Peqin.
Gazetarja Alida Tota dhe emisioni Publicus nuk u lejuan të publikojnë hetimet e tyre në lidhje me vdekjen e 17 vjeçarit në lendfill. Ato akuzuan kryebashkiakun Veliaj si përgjegjës për censurimin e tyre në media.
Zgjedhjet në dibër
Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Dibrës sollën fitore të thellë për PS-në. Ato u shoqëruan me denoncime në media të ndryshme për shitje të votës duke dëshmuar së procesi i votimit, po kthehet gradualisht në proces tregtar.
Krijimi i partive të reja
Deputetët e PS-së Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi u larguan nga Partia Socialiste dhe formuan partinë e re Libra.