OSSHE njofton se në mesnatë në nënstacionin elektrik të Kasharit ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit zonat e Kamzës, Yzberishtit, Kasharit, pjesa e autostradës në të dyja anët, deri në Vorë, Mëzes dhe Unaza e Re janë pa energji elektrike.
Dëmi është serioz dhe do të duhen disa orë për rikthimin në punë të nënstacionit, bënë të ditur OSSHE.