Partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk heq dorë nga kushtet e saj. Kryetari Ali Ahmeti deklaroi se nuk negociohet kërkesa që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në Maqedoni.
Gjithashtu hyrja në qeveri kushtëzohet dhe nga dy kërkesa të tjera: reformat sistemore dhe integrimi në NATO e BE. Këto prirorite mbeten të panegociueshme sipas tij.
Ndërkohë që Nikola Gruevski , i mandatuar për formimin e qeverisë, vazhdon negociatat me partitë e tjera.