Një nga punonjësit e rafinerisë së Fierit, Agim Murdhi ka kërcënuar sot se do të hidhet nga oxhaku i rafinerisë.
Ai është një ndër 150 punonjësit e rafinerisë, të cilët po protestestojnë sot pasi nuk janë paguar për punën e katër muajve dhe kanë 22 muaj pa iu derdhur sigurimet shoqërore.
Protestuesit thanë se paçka se puna dhe prodhimi në uzinë ka vazhduar rregullisht ato vazhdojnë të mos paguhen.
Punonjësit e rafinerisë kanë që në muajin nëntor 2016 që protestojnë për pagat e papaguara. Pavarësisht se ato i dërguan një letër Kryeministrit Rama dhe ministrit të Energjitikës Gjiknuri për këtë problem, gjendje vazhdon e njëjtë.