Makinës së radiologut që para pak ditësh denoncoi mosfunksionimin e mamografisë në poliklinikën e Vlorës, i është vënë flaka gjatë natës.
Radiologu tha se prej 10 vitesh punë në këtë poliklinikë nuk ka pasur konflikte me asnjë person. Sipas tij, zjarrëvënia është e qëllimshme dhe ka lidhje me deklaratën e tij në emisionin “Stop”.
Siç shpjegon dhe radiologu në kronikë, prej një viti, aparati i mamografisë në poliklinikën e Vlorës nuk punon. Difekti i është raportuar drejtuesve të spitalit. Kostoja e difektit kushton gati sa një e treta e çmimit të aparturës. Drejtuesit kanë bërë kërkesën në Ministrinë e Shëndetësisë për një aparaturë të re, por deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje apo reagim nga ministria.
Trajtimi i mamografisë ofrohet falas nga shteti shqiptar, por prej më shumë se një viti gratë e qytetit të Vlorës nuk mund ta marrin këtë shërbim.
Mbrëmjen e djeshme, një tjetër denoncim për kushtet e rënduara të ambulancave dhe urgjencave në Tiranë u transmetua në emisionin Stop.