Qeveria shqiptare ka rinisur negociatat për përcaktimin e kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Në një intervistë të dhënë dje, Dashnor Dervishi, ambasadori shqiptar në Greqi, ka deklaruar se kanë filluar takimet në nivel diplomatik dhe teknik.
Gjithashatu, Zoti Dervishi sqaroi se Shqipëria i ka paraqitur propozomet e saj për rinegocim, por këto proçese duan kohën e tyre.
“Ashtu si Greqia, edhe Shqipëria është shumë e interesuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Për këtë ne nuk kemi rreshtur nga përpjekjet për të gjetur termat që do bënin të mundur nënshkrimin e saj. Janë parashtruar propozimet tona për rinegocimin e saj që do të ishin në përputhje të plotë të interesave tona të përbashkëta, të konventave ndërkombëtare për detin dhe parametrave të BE ku ne bëjmë pjesë. Në këtë kuadër, në nivel diplomatik dhe ekspertësh takimet dhe konsultat janë në proçes. Mos të harrojmë se këto proçese duan kohën e tyre”- tha Zoti Dervishi.