Media franceze AFP raporton se ditën e mërkurë policia shqiptare ka zbuluar rrjetin më të madh të trafikimit të qënieve njerëzore që prej fillimit të krizës së emigrantëve dhe ka arrestuar 18 persona pjesë të rrjetit.
Trafikantët akuzohen për trafikim të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriu për në Austri dhe Gjermani. Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjtihshme Albi Serani u shpreh për AFP-në se trafikantëve kërkoni nga 900 deri në 1,250 euro për udhëtim.
Gjithashtu ditën e martë, në një operacion të pavarur në portin Kalais në Francë u arrestuan pesë trafikantë shqiptarë të përfshirë në trafikimin e qënieve njerëzore.
Shqipëria është pjesë e itenerarit të Ballkanit, i cili përdoret nga qindra mijëra emigrantë në arrati nga varfëria dhe lufta në Lindjen e Mesme, Azi, Afrikë për në vendet e Evropës perëndimore.
Pavarësisht se kjo rrugë u mbyll në mars të viti 2016, ajo vazhdon të përdoret nga trafikantët. Qindra emigrantë të ndihmuar nga trafikantët kalojnë çdo ditë në këtë rrugë.