Tragjedia e 9 janarit 2004, ekstradohet skafisti

Ekstradohet nga Italia skafisti i tragjedisë së 9 janarit. Elton Tafili ishte arrestuar më 13 prill të vitit 2016 në Milano. Ai është dënuar me 25 vite burg nga drejtësia shqiptare për akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore. Edhe pse kishte vite që kërkohej nga INTERPOL, Tafili kishte mundur t’i shpëtonte policisë. Siç raportojnë mediat italiane ai posedonte dokumenta greke.

Më 9 janar të 2004 skafi me dhjetra shqiptarë u mbyt disa milje larg brigjeve të Karaburunit për shkak të motit të keq. Në këtë ngjarje u mbytën 21 persona ndërsa 8 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>