Prokuroria letër KQZ-së: Hiqi mandatin Armando Prengës!

Prokuroria letër KQZ-së: Hiqi mandatin Armando Prengës!

Prokuroria i kërkon KQZ t’i heqë mandatin deputetit Armando Prenga. Ajo i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku shprehet se, deputeti ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, pasi nuk ka plotësuar në formular dënimet e gjykatës. Ky reagim i Prokurorisë vjen pasi KQZ nuk i hoqi mandatin Prengës gjatë mbledhjes së djeshme. Me një votim 4 me 3 u vendos që t’i kërkohet prokurorisë material shtesë pasi ato që i janë dorëzuar nuk kanë qenë të mjaftueshme për të marrë një vendim.

Në letrën e Prokurorisë dërguar KQZ-së thuhet se: “Duke u mbështetur në faktin që ka një vendim penal të padeklaruar në formular (të Gjykatës së Kurbinit), deputetit duhet t’i ndërpritet mandati”.

Prokuroria për këtë shkelje ka nisur hetimin dhe ndaj KQZ-së. Gjithashtu dyshohet se ky institucion ka pranuar formularët e zyrtarëve jashtë afateve të lejuara.

Prokuroria morri vendim më datë 15 shkurt 2017 për ndërprerjen e mandatit të Armando Prengës. Në bazë të ligjit, KQZ-së ka 10 ditë afat për të marrë një vendim.

Për deputetin ka disa vendime gjyqësore për akuza të ndryshme. Prokuroria ka vërtetuar se Zoti Prenga ka përdorur rreth 10 emra të ndryshëm gjatë kohës që ka qendruar jashtë vendit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>