Grevistët e Zharrzës përplasen me policinë, një prej tyre dërgohet në spital

Grevistët e Zharrzës përplasen me policinë, një prej tyre dërgohet në spital

Grevistët e Zharrzës, që mbërritën sot në Tiranë pas katër ditësh maratonë, janë përplasur me policinë për ngritjen e një çadre përpara Ministrisë së Energjitikës. Sipas policisë, qytetarët nuk kanë marrë leje në polici për të protestuar apo për të ngritur çadër. Një prej grevistëve u dërgua në spital me dëmtime të lehta.

Banorët thanë se ata nuk do të largohen nga ministria pa marrë përgjigje për shqetësimet e tyre: dëmshpërblimet për banesat e dëmtuara nga shpimet për naftë të Bankers Petroleum dhe ndalimin e këtyre shpimeve.

Pak orë më parë, grevistët u takuan me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi. Ata u shprehën se biseda ishte pozitive, se ishte rënë dakord që disa ekspertë të verifikojnë dëmet e shkaktuara në shtëpitë e banorëve të fshatit Zharrza. Gjithsesi, grevistët theksuan se ata nuk do të largohen nga Tirana deri në përfundim të të gjithë procedurave të nevojshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>