Mbetjet kimike në Shqipëri, Prokuroria: Nuk ka asnjë hetim

Mbetjet kimike në Shqipëri, Prokuroria: Nuk ka asnjë hetim

Rreth 1300 kontenierë me 22 tonë mbetje kimike secila dyshohet se janë groposur në Shqipëri. Ky lajm u bë dje publik nga meida online italiane Pianeta Italia.

Ajo shkruan se ka investiguar kalimin e 2600 kontenierëve me mbetje kimike që duhet të përfundonin në Maqedoni për t’u ricikluar. Por në Shkup mësohet se janë transportuar vetë gjysma e tyre, ndërsa pjesa tjetër sipas medias italiane kanë ndryshuar drejtim për në Shqipëri.

Lajmi është publikuar vetëm nga  Pianeta Italia, e cila ndër të tjera shkruan se mbetjet kimike kanë qenë pjesë e diskutimeve me Kryeprokurorit shqiptar Adriatik Llalla dhe Drejtorit të Antimafias Italiane Franko Roberti javën e shkuar.

Por për lajmin ka reaguarmenjëherë Prokuroria e Përgjithshme e cila ka pohuar se:

Nuk ka ndonjë hetim lidhur me sa pretendohet në një shkrim lidhur me hyrje të mundshme në mënyrë të paligjshme të kontenierëve me mbeturina.

Prokuroria sqaroi gjithashtu se gjatë takimit të Kryeprokurorti Llalla me Drejtorin e Antimafias Italiane Franko Roberti nuk është diskutuar për një çështje të tillë. Tema kryesore e takimit ishte rritja e trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Itali.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>