Aldo Bare, Gjykata Kushtetuese anullon dënimin e përjetshëm

Aldo Bare, Gjykata Kushtetuese anullon dënimin e përjetshëm

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin për dënim me burgim të përjetshëm për ish-kreun e bandës së Lushnjës Aldo Baren.

Sipas televizionit “News 24”, burimet në Gjykatën Kushtetuese bëjnë me dije se janë konstatuar një sërë shkeljesh në dosjen e tij dhe për këtë arsye çështja penale kthehet sërish në Gjykatën e Lartë. Ish-kreu i bandës së Lushnjës akuzohet për një sërë veprash penale, mes të cilave është ajo e vrasjes me dashje.

Aldo bare u arrestua në Turqi në vitin 2006 dhe u ekstradua në Tiranë në nëntor të vitit 2009.

Në vitin 2009 ai u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me dënim të përjetshëm. Në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi prishjen e këtij vendimi dhe kthimin për rigjykim në shkallën e parë për shkak të shkeljeve proceduriale.

Por palët ju drejtuan Gjykates së Lartë, e cila vendosi prishjen e vendimit te Apelit dhe rikthimit te dosjes në Apel. Në vitin 2012 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Zotin Bare.

Menjëherë pas këtij vendimi, avokati i të pandehurit e dërgoi dosjen në Gjykatën Kushtetuese me arsyetimin se Gjykata e Lartë ka dhunuar nenin 6 të Konventës Europiane, apo nenin 42 të Kushtetutës, për një proces të rregullt gjyqësor.

Aldo Bare u cilësua fajtor për krijim të organizatës kriminale si dhe për një seri veprash penale mes te cilave:

Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” në bashkëpunim, kundër shtetasit Genci Kashari e Artur Daja.

Vrasje me paramendim në dëm të shtetasit Xhevat Demiri;

Vrasje me paramendim në dem të shtetasit Nimet Zeneli;

Vrasje me paramendim mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Gramoz Selmani;

Vrasje me paramendim mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Masar Aliu;

Vrasje me paramendim në dëm të shtetasit Masar Aliu;

Prodhim dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit;

Shkatërrim i pronës me zjarr.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>