Ali Ahmeti — Në Kuvendin e ri do të flasë shqip

Ali Ahmeti — Në Kuvendin e ri do të flasë shqip

Kriza politike në Maqedoni e krijuar pas refuzimit të Presidentit Ivanov për krijimin e qeverisë nga kryetari i opozitës Zoran Zaev duket se do të zgjasë.

Ish-kryeministri Nikola Gruevski, në një letër të dërguar kryetarëve të shteteve të huaja për mbështetje, ka deklaruar se vetëm zgjedhjet e reja mund të zgjidhin situatën.

Partitë opozitare, të cilat përbëjnë shumicën në Kuvend, kanë vendosur të anashkalojnë Presidentin dhe të formojnë Kuvendin e ri.

Kuvendi i ri do të zgjedhë kryetarin e ri dhe ndoshta Kryeministër Zoran Zaev. Në një intervistë për televizionin Plus Info, zëdhënësi i partisë shqiptare BDI Bujar Osmani u shpreh se:

“Çështja është diskutuar me shumicën e re parlamentare dhe ne kemi rënë dakord që çështjet duhet të ndiqen sipas këtij rregulli: të fromohet parlamenit i ri, ët zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe ndërkohë të presim që Ivanon të reflektojë mbi vendimin e tij dhe të ndryshojë mendje duke mandatuar opozitën për formimin e qeverisë”, — tha ai.

Ai shtoi se “nëse nuk ka ndryshime në vendimin e tij, ne do të shkojmë me planin B, zgjedhja e qeverisë së re pa mandat të dhënë nga Presidenti”.

Në një intervistë për median ndërkombëtare Reuters, Ali Ahmeti deklaroi se pjesë e marrëveshjes me Zaevin është zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit nga radhët e shqiptarëve, me shumë mundësi vetë Ahmetin. Ai shtoi se do të flasë shqip nëse do të zgjidhet kryetar i Kuvendit.

“Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nëse unë jam president do të flas shqip. Duhet që seancën parlamentare ta udhëheq në gjuhën shqipe. Në formën e folur dhe të shkruar, gjuha shqipe duhet të përdoret në të gjitha institucionet shtetërore. Kjo do të thotë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Në këtë pikë gjuha shqipe është përdorur vetëm në nivel lokal”, —tha Zoti Ahmeti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>