Një park për prodhimin e energjisë së erës do të ndërtohet në afërsi të Tepelenës, përgjatë lumit Vjosa. Ky vendim u mor dje nga Këshilli i Ministrave.
Sipas raportit teknik hartuar nga kompania që do të kryejë investimin Alb-Building, ky park, i pari në Shqipëri i këtij lloji, do të ketë gjashtë turbina me fuqi prej 2 MegaWatesh secila.
Alb-Building e ka marrë lejen për zhvillimin e parkut në Tepelenë që në vitin 2012, nga Qeveria Berisha. Leja u rinovua nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në vitin 2016. Nuk është bërë ende publike data e fillimit të punimeve.