Kryeministri E di Rama në monologun e ditës së dielë i bëri thirrje opozitës të dalë nga çadra sepse “nuk do të ketë as qeveri teknike dhe as shtyrje të zgjedhjeve”.
“Sot do të flas për krizën false politike të nisur nga PD. Ajo kërkon të fusë vendin në krizë politike. S’ka për të ardhur ndonjëherë oferta për qeveri teknike. S’ka për të ardhur oferta për shtyrje të zgjedhjeve”, u shpreh Rama” — u shpreh Kryeministri.
Ndër të tjera ai tha se:
- Kjo qeveri nuk mund të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën me popullin, nënshkruar nga 1 mln shqiptarë. Kohëzgjatja e kësaj kontrate është deri më 18 qershor të këtij viti;
- Opozita mund ta kërkojë largimin e qeverisë gjithë ditën, dhe qeveri teknike gjithë natën, por nuk mund ta imponojë dot këto kërkesa qeverisë, as Shqipërisë ku vendos populli me votë. Kjo qeveri do të vazhdojë punën e nisur deri në afatin përfundimtar të kontratës;
- Data e zgjedhjeve është e përcaktuar në Kushtetutën tonë si dita e gjykimit të partive nga populli. Partitë paraqiten para sovranit dhe jo populli para partive;
- Jam i prirur të besoj se PD-ja do të kthehet në Kuvend për të votuar Vettingun, sepse nëse nuk e bën këtë për Shqipërinë dhe zgjedhësit e saj, duhet ta bëjë për të mos vulosur me turp fatin e saj në zgjedhje;
- Kjo nuk është kriza e Shqipërisë, por një krizë e një partie politike që nuk vjen dot në pushtet. Kjo është kriza e një katundi të izoluar politik;
- Kjo është kriza e një elite politike të ngujuar në bulevardin e politikën, krejt të pavëmendshëm për shqetësimet e vërteta të popullit. Flasin për revolucion popullor pa popull.
- E kam thënë edhe më parë dhe rikthesoj sot, jemi gati për dialog dhe jemi gati për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor.