Majko: Nuk na ndalon qeveria teknike për të blerë vota

Majko: Nuk na ndalon qeveria teknike për të blerë vota

PS po të dojë i ble votat edhe po të ketë qeveri teknike. Kështu është shprehur sot deputeti socialist dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko në një takim me socialistët e zonës së Kombinatit në kryeqytet.

Duket se Zoti Majko ka dashur të zbehë arsyet e opozitës për qeveri teknike duke ironizuar apo shprehur një të vërtetë teksa ka thënë:

S’kemi ndërmend ta mbyllim veten në çadër dhe në zyrë, do takojmë ata që na e kanë dhënë pushtetin dhe vetëm ata mund të na e heqin pushtetin me votë në 18 qershor. Nëse duan qeveri teknike është tek komisioni i votave, atje është qeveria teknike e zgjedhjeve. Nëse dikush mendon se socialistët nuk do blekan vota nese vjen qeveria teknike, meqënëse lekët i kemi ne, pse s’do i harxhonim? Apo do na kursejë ai që do vijë në krye të qeverisë teknike? E ka gabim.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>