Ish-Kryeministri italian Matteo Renzi ka rifituar drejtimin Partisë Demokratike në zgjedhjet për kryetar që u zhvilluan dje.
Matteo Renzi, 42 vjeç, fitoi më shumë se 70 për qind të votave nga rreth dy milionë anëtarë të partisë që votuan, duke lënë prapa dy kandidatët e tjerë, Andrea Orlandon, aktualisht Ministër i Drejtësisë në qeverinë dhe Michele Emiliano, Guvernator i rajonit të Puglias.
“Kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme Demokracia është mundësia për të zgjedhur e faleminderit të gjithëve. Sot nis një histori totalisht e re për PD, nis historia e një partie të re drejt së ardhmes. Do të përpiqemi të bëjmë një koalicion të madh me qytetarët e jo me partitë që nuk prezantojnë as vetveten. Kemi detyrën historike të mos e lëmë Italinë në kënetë”, deklaroi Renzi menjëherë pa shpalljes së rezultatit të votimeve.
Ish-Kryeministri italian Renzi dha dorëheqjen në dhjetor të 2016-ës, pas humbjes së referendumit për ndryshimet kushtetuese. Ai ishte emëruar si kryeministër nga presidenti Napoletano pas rënies së qeverisë së Enrico Lettas në shkurt të vitit 2014.
Tani Matteo Renzi do të përgatisë Partinë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të majit 2018.