Zgjedhjet në Kavajë, Rama tërheq kandidaturën e PS-së

Zgjedhjet në Kavajë, Rama tërheq kandidaturën e PS-së

Kryeministri Edi Rama tërhoqi sot kandidaturën e PS-së për Bashkinë e Kavajë, Klodian Shehi. Ai i bëri gjithashtu thirrje të tërhiqet edhe kandidatit të pavarur Astrit Haka.

Në një komunikim publik, Kryeministri Rama u shpreh:

Ndihem i qetë në ndërgjegjen time sepse kam bërë shumë për të futur PD në zgjedhje. Mekanizmi i propozuar garanton barazi.

18 qershori nuk është një datë e zgjedhur nga unë, por nga kushtetuta. Për sa më takon 18 qershori nuk mund të jetë pjesë e negociatave mes partive.

Unë nuk jam vetëm kreu i PS-së por edhe kryeministër i Shqipërisë. Si kryetar i PS-së nuk kam asnjë shqetësim nëse PD do të shkojë në vetëvrasje, por si kryeministër kam përgjegjësi.

Ka disa prej jush që e kanë mendjen në Kavajë në 7 maj. Ka shumë që i druhen. Ka njerëz që i druhen një përplasje fizike, ka të tjerë që druhen se ka një konflikt në Shqipëri.

Sfida jonë është të shkojmë deri në 18 qershor duke bërë çmos që Shqipërisë të mos i hyjë gjemb në këmbë.

Provokimit antikushtetues, antiligjor e antidemokratik, ne nuk duhet dhe nuk do ti përgjigjemi flakë për flakë. Kavaja nuk do të bëhet sheshi për një shesh të neveritshëm.

Turpi le ti mbetet PD-së. Unë i kam sugjeruar kandidatit tonë në Kavajë që të tërhiqet. Këtë ja ka kam kërkuar edhe kandidatit tjetër.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>