Vrojtimi i SELDI-t, politikanët e gjyqtarët janë të korruptuar

Vrojtimi i SELDI-t, politikanët e gjyqtarët janë të korruptuar

Rreth 50 për qind e shqiptarëve pranojnë se i është kërkuar, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo, rryshfet nga zyrtarët publik. Ky është përfundimi i studimit për Monitorimin e Korrupsiont 2016 të Qendrës Shqiptare për Studime Ekonomike (ACER), partner i SELDI, rrjetit më të madh të organizatave kundër korrupsionit në Evropën Juglindore.

Në janar 2016, ACER intervistoi 1 000 qytetarë për t’i pyetur nëse i është kërkuar ndonjëherë rryshfet nga zyrtarët dhe si e perceptojnë ata nivelin e korrupsionit në Shqipëri.

Ndër grupet e perceptuara si më të korruptuarat janë gjyqtarët dhe liderët e partive politike.

Disa nga përfundimet kryesore të raportit janë:

  • Një në dy shqiptarë pranon se i është kërkuar drejtëpërdrejt ose tërthorazi, të paktën një herë, rryshfet nga zyrtarë publike.
  • Krahasuar me raportin e mëparshëm të bërë në vitin 2014, ka një përkeqësim me pesë pikë përqindje (nga 45 për qind në rreth 50 për qind) të pjesës së shqiptarëve që i është kërkuar rryshfet.
  • 76 për qind e qytetarëve mendojnë se “korrupsioni nuk mund të ulet në mënyrë drastike”. Mosbesimi i qytetarëve ndaj nismave të qeverisë apo shoqërisë civile për të luftuar korrupsioni është rritur krahasuar me vitin 2014.
  • Niveli i korrupsionit në Shqipëri është rritur me 3 për qind krahasuar me vitin 2014.
  • Përqindja e qytetarëve që kanë pranuar t’i japin rryshfet zyrtarëve është rritur me një pikë përqindje krahasuar me vitin 2014.
  • Rreth 38 për qind e shqiptarëve deklaruan se i është bërë presion nga zyrtarë të lartë për t’i dhënë rryshfet. Dhënia e rryshfetit nën presion, po ashtu është rritur.
  • Qytetarët perceptojnë si më të korruptuarit gjyqtarët, zyrtarët e doganave, udhëheqësit politikë dhe partitë politike.
  • Ndër grupet të perceptuara si më pak të korruptuarit janë mësuesit, gazetarët dhe anëtarët e këshillëve bashkiakë.
  • Pothuaj gjysma e shqiptarëve deklaruan se e tolerojnë apo e pranojnë rryshfetin. Të pyetur nëse do të ishin në vendin e një zyrtari publik, 66 përqind u përgjigjën se do të pranonin të merrnin rryshfet.
  • Rezultatet tregojnë se qytetarët i japin rryshfet zyrtarëve publikë edhe nëse këta të fundit nuk e kërkojnë, pra ata priren të besojnë se zyrtarët publikë e kërkojnë zzyrshfetin edhe nëse nuk e shprehin kërkesën në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Këto të dhëna tregojnë se masat anti-korrupsion të marra nga qeveria, shoqëria civile dhe komuniteti ndërkombëtar nuk kanë dhënë ende rezultate dhe tregojnë nevojën për përforcim të përpjekjeve në këtë drejtim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>