Eurodeputetët për Zgjerimin e BE-së Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein mbështetën qëndrimin e komisionarit Johannes Hahn për moszgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Eurodeputeti Knut Fleckenstein, njëkohësisht dhe një prej dy negociatorëve të BE për të arritur dakordësi mes palëve, me anë të një statusi në Tëitter, deklaroi:
Pas bisedimeve në SHBA, të gjithë janë të trishtuar për situatën në Shqipëri. Përgjegjësia është e qartë.
Eurodeputeti Eduard Kukan, po ashtu, shprehu mbështetjen për letrën që Komisioneri Hahn i drejtoi qytetarëve shqiptarë dje në mbrëmje.
Johannes Hahn deklaroi se tentativat e vazhdueshme për dialog mes partive, pavarësisht këmbënguljes së ndërkombëtarë, dështuan.
Një sërë mundësish u ofruan por kryetarët e partive nuk morën përgjegjësitë e tyre për të gjetur një zgjidhje të përbashkët –u shpreh Hahn.
Sipas tij, zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa pjesmarrjen e partivë të opozitës, pasi sipas tij “ishte zgjedhja e qëllimtë e kësaj të fundit për të mos u bërë pjesë e garës”.
Në fund, komisionari HAhn tha se udhëheqësit politikë do të mbajnë përgjegjësi nëse përpiqen të shmangin aspiratat legjitime të popullit shqiptar, pa lënë të kuptohet se përpara kujt do të mbajnë përgjegjësi.