Qeveria ndalon shitjen e arinjve të murrmë

Institucionet shqiptare për mbrojtjen e mjedisit kanë thënë se kanë ndaluar shitjen e këlyshëve deri në 3 muajsh të ariut të murrmë, në internet.

Zëdhënësja e Ministrisë së Mjedisit Ana Kekezi tha ditën e martën se një bari ka gjetur një ari të ngecur në malet e fshatit Shën Meri, 35 kilometra në lindje të Tiranës.

Ajo tha se bariu, i cili e kishte nxjerrë kafshën për shitje, u ndaluan dhe u gjobit.

Ariu të cilit iu vu emir Rei, u dërgua në koopshtin zoologjik në kujdesin e ekspertëve, që do të thonë se kur ai do mund të kthehet sërish i lirë në pyje.

Rreth 50 arinj përdoren nga restorante dhe rezorte ose persona privatë për të tërhequr njërezit të bëjnë foto me to, ose të paguajnë parë për t’i parë nga afër.

Vitin e shkuar 16 arinj të murrmë u strehuan në Kosovë, Gjermani, Greqi, Itali dhe Bullgari.

Shqipëria nuk ka një vendstrehim për këto kafshë, por qeveria po punon për të siguruar një të tillë, si dhe ka forcuar ligjin pwr ruajtjen e tyre.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>