Përveç gjashtë ministrave teknike që kanë nisur punën prej pak ditësh, pjesa tjetër e marrëveshjes Rama-Basha duket se ka ngecur.
Nga pesë drejtoritë që u ra dakord të kalonin nën drejtimin e demokratëve deri më 25 qershor, vetëm në një prej tyre është emëruar drejtori i ri.
Imbrahim Morina, ish-drejtori i Policisë Ndërtimore gjatë qeverisë Berisha u emërua dje në krye të ALUIZNI-t, post që më parë mbahej nga Artan Lame.
Ndërkohë që propozimet e Lulzim Bashës për drejtuesit e Burgjeve, të Hipotekave, të OSHEE-së dhe Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural, janë refuzuar nga Kryeministri Rama.
Ndër disa emra që Kryeministri Rama ka hedhur poshtë janë dhe Arjan Hoxha si drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Haki Mustafa si drejtor i përgjithshëm i OSHEE-së.
Emri i Arben Ibros është përfolur në media si propozimi i kreut të PD-së për drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekave.
Ndërrimi i pesë drejtorëve ishte një nga pikat kryesore të marrëveshjes Rama-Basha më 18 maj. Në rast se arrihet të gjehet dakordësia ms Ramës e Bashës për drejtuesit, ata do të jenë në krye të institucioneve për më pak se 3 jave.