Në nderim të Ditës së Pavarësisë flamurët shqiptarë janë vendosur përkrah atij amerikan përgjatë Bulevardit Hylan, në Staten Island, një nga lagjet e qytetit të Nju Jorkut.
Në Staten Island jetojnë mijra familje shqiptare. Nju Jorku mendohet të jetë qyteti më numrin më të madh të shqiptarëve që kanë emigruar në SHBA.