Procesi i monitorimit të shpenzimeve gjatë fushatës elektorale ka mbetur i bllokuar pasi qeveria ende nuk ka miratuar fondin e nevojshëm për KQZ-në.
Bazuar në marrëveshjen e 18 majit, KQZ, përmes ekspertëve duhet të vëzhgojë nga afër çdo shpenzim të partive gjatë 30 ditëve të fushatës zgjedhore. Por edhe pse fushata e mitingjet e partive kanë nisur prej ditësh, espertët e KQZ-së ende nuk kanë filluar punën.
Përfaqësuesja e KQZ deklaroi se KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Financave miratimin e fondit të nevojshëm për 24 ekspertët kontabël që do të vëzhgojnë financimet dhe shpenzimet e partive.
“Pavarësisht kohës shumë të kufizuar në dispozicion, KQZ punoi me intensitet duke hartuar dhe miratuar aktet ligjore lidhur me monitorimin e fushatës për zgjedhjet e datës 25 qershor. Menjëherë sapo Ministria e Financave të akordojë fondin e kërkuar, KQZ do të emërojë auditët kontabël, të cilët do të fillojnë kontrollin dhe monitorimin.”
KQZ ka trajnuar ekspertët auditues të cilët do të duhen të ndjekin nga afër aktivitetet e partive për të zbuluar shpenzimet për çdo mjet të përdorur në fushatë.