Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim nga qyteti i Durrësit u shpreh se Rama dhe Meta kanë katër vjet në garë “kush e kush vjedh më shumë, kush e kush grabit më shumë në këtë vend”. Zoti Basha akuzoi Metën dhe Ramës si shkaktarët kryesore të situatës së rënde ekonomike ku ndodhet vendi. Kreu i opozitës u shpreh se “Këta [PS dhe LSI] e mbushën Shqipërinë me kriminëlë”.
Ai, gjithashtu, tha se PD nuk do të bëj koalicion me PDIU-në, duke e cilësuar ketë të fundi parti tezgë.
“Partia e parë fituesja e këtyre zgjedhjeve do jetë PD dhe opozita, por ne nuk do bëjmë Pazar, as me shpk as me tezgat që e bënë Shqipërinë një tespi ku u sulën. Ora po vjen ti ndëshkojmë këta keqbërës” — shtoi Zoti Basha në fund të fjalës së tij.