Bosnje – Hercegovina, rajonet shqip-folëse në Serbi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria janë zona të nxehta për zhvillimin e radikalizmit, rekrutimin dhe lehtësimin e aktivitetit të luftëtarëve terroristë të huaj në Ballkanin Perëndimor. Kështu raporton Europol—agjencia evropiane e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjit—në raportin e saj të përvitshëm për situatën dhe zhvillimin e aktivitetit terroristë në 28 shtete evropiane.
Në raport, ndër të tjera shkruhet se:
Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një rrugë kalimi e njohur dhe e mirëorganizuar për lëvizjen e luftëtarëve ISIS në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Më shumë se 800 luftëtarë të huaj terroristë nga këto vende kanë udhëtuar për në Siri dhe i janë bashkuar konflikti të armatosur në këto vende.
Luftëtarët e kthyer në vendet e Ballkanit Perëndimor mund të kalojnë kufijtë etnikë dhe kombëtarë duke u kthyer në një kërcënim të rëndësishëm për rajonin.
Në nëntor të viti 2016 autoritete në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni ndaluan dy sulme terroriste të planifikuara në territorin e tyre. Policia arrestoi 19 persona në Kosovë dhe gjashtë në Shqipëri dhe Maqedoni.
Sulmet ishin parashikuar gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael dhe në Kosovë.
Në vendet e Ballkanit Perëndimor ka tre rryma të mëdha kërcënimi. I pari është terrorismi i mbështetur në ideologji fetare; i dyti — terrorismi etno-nacionalistë dhe separatisë dhe në fund por jo më pak i rrezikshmë renditet terrorizmi i ekstremit të djathtë dhe rrymat anarkiste.