“Do ta them unë, do ta armatos unë popullin nëse policia nuk i lidh këta zagarë”, — deklaroi Presidenti i zgjedhur Meta gjatë një takimi me Kryeplakun e fshatit Raboshtë të Lezhës, të dhunuar dje sëbashku me një përfaqësues tjetër.
“Mos e detyroni popullin të mblidhet para komisariatit. Nëse populli mblidhet, i tregon vendin drejtorit të policisë. Drejtori i policisë është këtu për të mbrojtur qytetarët”, — vazhdoi zoti Meta.
Sipas Ballkanweb, tre persona të maskuar dhe të armatosur dhunuan kryeplakun e fshatit Rraboshtë, Gjovalin Gjini, mbështetës i LSI.
Ky është incidenti i tretë i ndodhur brenda pak ditësh me përfaqësues të LSI-së. Dje u dhunua një përfaqësues i LSI-së në Berat dhe para tre ditësh u dhunua një 18-vjeçarë në Fier.