Ministria e Drejtësisë nis hetimin administrativ për hipotekën e Tiranës

Ministria e Drejtësisë nis hetimin administrativ për hipotekën e Tiranës

Ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi urdhëroi sot një hetim mbi punën e hipotekës, nisur nga deklarata e Kryeministrit Rama për bllokim të paligjshëm të dhënies së çertifikatës së pronësisë në Vorë.

Në deklaratën për shtyp të Ministrisë shkruhet se “pavarësisht informacioneve pararake, Ministri i Drejtësisë, për të bërë transparencë të plotë mbi këtë   çështje, ka   urdhëruar   kryerjen   e   një   hetimi   të   plotë   administrativ   mbi   këtë problematikë.”

Gjithashtu Ministri Bardhi i bënë thirrje çdo subjekti politik, I cili ka “informacion për pengime artificiale që i bëhen qytetarëve për qëllime politike apo shkaqe të paligjshme, të informojë menjëherëMinistrinë e Drejtësisë, duke garantuar veprimin tonë të menjëhershëm për respektimin e ligjit.”

Sot paradite Kryeministri Rama, gjatë një takimi electoral në Vorë u shpreh se në “Vorë 3 mijë familje që kanë marrë lejen dhe s’marrin dot hipotekat. Hipotekat janë të bllokuara nga tepsia”.

Pas deklaratave të Kryeministrit Rama, reagoi nënkryetari i LSI-së Luan Rama, i cili tha se:

“Më lejoni të bëj të ditur me faktin që Hipotekën në Qarkun e Tiranës, Hipotekën në Durrës, Vlorë, Elbasan dhe 80 përqind e kanë njerëzit e emëruar prej tij. Unë i ftoj të tre mijë familjet e Vorës që të paraqiten nesër pranë Hipotekës së Tiranës për të marrë aktet e pronësisë meqenëse tani zotëria në fjalë ka gjithë pjesën e tepsisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>